Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se Banka Qendrore e Kosovës ka ftuar për bashkëpunim Bankën Kombëtare të Serbisë për lehtësimin e transferimeve për komunitetin serb në Kosovë.
“Çdo ndihmë financiare mund të kanalizohet drejtpërdrejt në llogaritë bankare të përfituesve dhe të sigurojë transparencë. Banka Qendrore e Kosovës ka ftuar Bankën Kombëtare të Serbisë që të bashkëpunojë në lehtësimin e transferimit të mundshëm të çdo ndihme për familjet e komunitetit serb në Kosovë”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në platformën X, përcjell Arbresh.info
Ai ka komentuar edhe tentimin e Serbisë për të futur në Kosovë të një shume të madhe të parave paautorizim.
“Në vend të kësaj njerëz që pretendojnë se janë përfaqësuesit e NBS-së ka tentuar sot të kalojë kufirin tonë duke transportuar 117 milionë RSD në para të gatshme. Ata nuk u lejuan për të mos pasur autorizimin e duhur. Beogradi këmbëngul të përdorë miliarda para të pagjurmueshme, sepse ata duan të fshehin se ku po shkojnë paratë”, shtoi Murati.
Murati ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në lehtësimin e një procesi ku ndihma financiare u jep atyre që kanë nevojë
“Ne përsërisim edhe një herë gatishmërinë tonë për të ndihmuar në lehtësimin e një procesi ku ndihma financiare u jep atyre që kanë nevojë. Megjithatë, ne nuk mund të lejojmë miliarda para të gatshme të hyjnë në vend pa autorizimin e duhur dhe zbulimin e përfituesve përfundimtarë. Asnjë vend nuk e lejon këtë”, theksoi Murati./Arbresh.info
Any financial aid can be channelled directly into beneficiary bank accounts, and ensure transparency.
Kosova Central Bank has invited National Bank of Serbia to cooperate in facilitating the potential transfer of any aid for the serb community families in Kosova.
Instead, 👇
— Hekuran Murati (@HekuranMurati) February 7, 2024
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...