Google ADS

Murati: Borrell paraqiti një nga kërkesat 6-mujore të Serbisë

23:52 | 14 Shtator 2023
E.G

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pas takimit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Me anë të një postimi në X (ish-Twitter), Murati tha se në vend të një propozimi real, Borrell i BE-së paraqiti një nga kërkesat 6-mujore të Serbisë, duke e maskuar atë si një propozim kompromisi që vjen nga BE-ja, shkruan Arbresh.info.

“Në vend të një propozimi real, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell prezantoi një nga kërkesat 6 muaj të vjetra të Serbisë, duke e maskuar si një propozim kompromisio që vjën nga BE-ja. Për cilin propozim Serbia – e keni marrë me mend mirë – i tha po. Borrell dhe Lajcak as nuk po përpiqen ta fshehin më”, ka shkruar Murati./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme