Ministri i Financave Hekuran Murati në një konferencë për media u bëri thirrje qytetarëve për blerje të produkteve vendore në mënyrë që të ndihmohet ekonomia e vendit, shkruana arbresh.info.
“Marr parasysh rritjen ekonomike që kishim vitin e kaluar dhe rritjen që presim ta kemi këtë vit ju bëjë thirrje që të kontribuoni edhe ju si qytetarët të blini sa më shumë produkte vendore që të ndihmohen prodhuesit vendor sepse ata prodhues pastaj punësojnë njerëz më shumë rriten pagat më shumë e kështu zhvillohet dhe mbahet ky cikli i rritjes së vazhdueshme ekonomike”, deklaroi Murati.
Murati po ashtu bëri thirrje për të gjitha qytetarët që të mos blejnë asgjë pa kupon fiskal.
“Po ashtu është thirrja tjetër ka të bëjë me kuponët fiskal lus gjithë qytetarët, pensionerët, studentet gjithë familjarët që të kërkojnë kuponin fiskal mos ta lëshojnë lokalin mos paguni pa kupon fiskal sepse kjo është mënyra se si ne mbledhim tatimet si shtet dhe deri më tani e kemi dëshmua që si shtet gjitha taksat që i mbledhim i kthejmë te qytetarët”, tha Murati./arbresh.info/
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...