Replikat mes ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe ish-ministres së Financave, Hymete Bajrami janë të shpeshta dhe të përditshme e të cilat nuk munguan as sot.
Ish-ministrja Bajrami ka akuzuar Qeverinë se përmes propagandës çdo ditë po ofendon secilin nga qytetarët e Kosovës, e sipas saj ajo po mundohet që të pavërtetat me i shitë si fakte duke supozuar që askush në këtë vend nuk lexon.
Kjo deklaratë e Bajramit vjen pasi ministri Murati ka publikuar një grafikë në të cilën sipas tij, është paraqitur përqindja e vlerës së kontratave me procedurë të negociuar në raport me vlerën totale të kontratave, nëpër vite.
Këtë grafikë të pasakt e quajti ish-ministrja Bajrami.
“Kjo është E PASAKTË, sepse derisa në vitin 2008 krejt buxheti i Kosovës, i shpenzuar ishte 963 milionë euro (sipas raporteve në ëebfaqën e Ministrisë së Financave) Hekurani përmes vizatimit të tij po thotë se vlera e kontratave të lidhura në vitin 2008 ishte mbi 800 milionë euro, E PASAKTË”, ka shkruar Bajrami.
E në replikën e Muratii, ai me ironi i thotë Bajrami se as sot nuk ka mësuar.
Ai tutje shton se Bajrami nuk e ka kuptuar dhe s’i kupton elementet bazë të buxhetit, apo të financave publike në përgjithësi.
“Ani pse Hykmetja ka qenë për nja 6 muaj Ministre e Financave, e për disa vite tjera edhe Ministre e Tregtisë e Industrisë, nga ajo që paska shkruar në postimin e saj të fundit në Facebook, e dëshmon që ende nuk i din e as që i ka kuptuar ndonjëherë elementet bazë të funksionimit të buxhetit, apo të financave publike në përgjithësi. I qenkan dashur më shumë se 24 orë Hykmetes që të arrijë në momentin e saj të “eurekas”, për ta gjetur, siç e quan ajo, “manipulimin e radhës” nga ana ime. Sipas saj, grafikoni që unë kam prezantuar dje ka pasaktësi sepse nuk është e mundur që në vitin 2008 të nënshkruhen kontrata në vlerë mbi 800 milionë euro, kur vetëm afërsisht 500 milionë euro mund të ketë qenë buxheti i atij viti për prokurime. Pak a shumë, kjo ishte akuza”, ka shkruar Murati.
“Por, siç nuk e din Hykmetja, buxheti përveç vitit fiskal që mbulon, ka projeksione edhe për dy vite tjera në kuadër të asaj që quhet Korniza Afatmesme e Shpenzimit – KASH. Dhe siç nuk e din Hykmetja, edhe nëse i tërë buxheti për vitin ekzistues është 500 milionë euro, kjo nuk e ndalon organizatën buxhetore që të lidhë kontratë disavjeçare për, ta zëmë ndërtimin e një autostrade, ku pagesa shtrihet në 3 apo 4 vite nga 200 milionë euro. Pra, shpenzimi në njërën anë dhe disponueshmëria e mjeteve në anën tjetër, janë dy gjëra të ndryshme. Këtë e din secili qe merret me financat publike. Por jo edhe Hykmetja”, tha ndër të tjera Murati./Arbresh.info
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...