Kryetari i Lëvizja për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do ta bënte shtetin e Kosovës jofunksional.
Sipas Muratit, asociacioni do të ishte një lloj kanceri që më pas politika kosovare do të lutej që të ndodhte ri-përcaktimi i kufijve.
“Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe qoftë me ose pa kompetenca shtetin e Kosovës e bën jofunksional. Ky do të jetë një lloj kanceri që më pas ne do të lutemi të ndodh ri-përcaktimi i kufijve si opsion dhe mund të vijmë në një moment kur Serbia e betonizon kufirin tek lumi Ibër dhe mund të vijë puna që të marrim shumë pak nga Kosova Lindore”, është shprehur Murati në “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Tutje, ai thotë se sipas kësaj partie, ri-përcaktimi i kufijve me Serbinë do të ishte vula e zgjidhjes së problemit përfundimtar, teksa thotë se presioni për implementimin e asociacionit do të çoj tek zgjidhja e ri-përcaktimit të kufijve.
“Ne e kemi një presion si Kosovë për ta implementuar asociacion sepse është një marrëveshje e nënshkruar. Qeveria e Kosovës do të ketë presion për ta zbatuar asociacionin dhe mendoj se ky projekt do të çoj tek zgjidhja e ri-përcaktimit të kufijve sepse asociacioni do të dështoj në implementim ose implementimi i tij do të jetë i dëmshëm saqë ne duhet t’i kthehemi prapë ri-përcaktimit të kufijve si zgjidhje përfundimtare”, është shprehur Murati, njofton Klankosova.tv.
Por, Murati thotë se edhe në rast se Kosova e implementon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Serbia nuk do ta njoh Kosovën si shtet të pavarur.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë