Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se çmimi i grurit dhe i vajit ushqimor, në bursa ndërkombëtare ka rënë aty ku ishte para pandemisë.
Sipas tij, e njëjta situatë është edhe me çmimet që shohim të deklaruara në Doganë.
Por, pse këto çmime nuk po bien në Kosovë, ai fajtor bëri opozitën.
“Mirëpo qytetarët vazhdojnë të paguajnë bukën më shtrenjtë, sepse opozita e bllokoi Ligjin për Çmime Tavan në Gjykatë Kushtetuese”, deklaroi Murati në një postim në Facebook.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputetja e LDK-së, ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.
“4 vjet tu vajtu, jeni për keqardhje. Po për 100 mijë euro të vëllait të Fitores, që e regjistron fermën veç katër ditë para se me e marrë grantin, kush po del fajtor? Opozita apo Gjykata Kushtetuese?”, shkroi Bajrami.
Ky reagim i ish-ministres Bajrami ndërlidhet me raportimet e ditëve të fundit në media se vëllai i deputetet së LVV-së Fitore Pacolli, ka marrë një grant bujqësor prej rreth 100 mijë eurosh nga Ministria e Bujqësisë.
Egzon Pacolli, sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK-së, ishte i pari që e publikoi këtë çështje. Ai madje theksoi se biznesi që përfitoi grantin ishte regjistruar në ARBK vetëm katër ditë para se të shpallej fitues.
“Mashtruese”, debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në ...
Kina thotë se SHBA-ja po “luan me zjarrin”, për shkak të mbë...
Rohde falënderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit në Gjerm...
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...