Google ADS

Murat Jashari tregon a deshi ta vriste Azem Vllasin, prokurori kërkon që ai të shtrihet në psikiatri

20:56 | 8 Shkurt 2021
Arbresh.info

Murat Jashari, i akuzuar për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje tha se qëllimi i tij nuk ishte vrasja e të dëmtuarit Azem Vllasi, por plagosja e tij, në mënyrë që i dëmtuari të ketë dhimbje fizike e psiqike për tërë jetën, siç kishin pasur të burgosurit politikë në vitet 80-të dhe 90-të.

“Për çka mem akuzu si tentim vrasje, këtë nuk po e kuptoj unë, me pas dasht me vra kam pasur mundësi me vra, qëllimi im ka qenë me plagua, që të ketë dhimbje tërë jetën, siç kanë pasur të burgosurit politikë gjatë viteve 80 dhe 90, fizike dhe psiqike, siç kanë pasur prindërit e tyre. Qëllimit ja kam arrit. Trupi gjykues se çka ndërmerr nuk është në dorën time, keni parasysh deklaratat e mjekëve të forenzikës, dhe të mbrojtjes, avokates sime”, tha i akuzuari Murat Jashari.Një deklarim të tillë i akuzuari Jashari e bëri të hënën me rastin e paraqitjes së fjalës përfundimtare të tij në shqyrtimin gjyqësor të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, Gjykata e Apelit në korrik të vitit të kaluar e kishte kthyer në pikën zero rastin e njohur si “Syri i Popullit”, dhe pas rigjykimit, PSRK-ja kishte paraqitur propozim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm ndaj Murat Jasharit, raporton “Betimi për Drejtësi”.Qëndrim të kundërt me të akuzuarin Jashari ka paraqitur në fjalën e tij përfundimtare prokurori special Burim Çerkini.

Prokurori Çerkini i ka propozuar gjykatës që ndaj Jasharit të shqiptoj masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor.

“Kërkojmë nga gjykata që të akuzuarit Murat Jashari t’i shqiptoj masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin shëndetësor për veprat penale të kryera e me të cilën do të arrihet edhe qëllimi i masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik”, tha prokurori Çerkini.

Sipas prokurorit Çerkini, në veprimet e të akuzuarit Jashari pa asnjë mëdyshje përmbushen elementet e veprës penale të vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë dhe të armëmbajtjes pa leje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme