Google ADS

Munir Basha merr pozitën e zëvendësministrit

09:39 | 28 Mars 2017
Arbresh.info

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, ka pritur në takim, zëvendësministrin e sapo emëruar të Drejtësisë, Munir Basha, të cilit i dëshiroi mirëseardhje dhe sukses në detyrën e re.

“Njohja me të arriturat dhe sfidat aktuale të Drejtësisë ishin temë e takimit të parë në mes të Ministres Hoxha dhe zëvendësministrit, Munir Basha”, thuhet në një njoftim për media.

Me këtë rast ministrja i ofroi mbështetje dhe përkrahje të plotë zëvendësministrit të ri duke theksuar se më shumë se kurrë, duhet përkushtim dhe bashkëpunim që fuqizimi i sundimit të ligjit të jetë prioritet i vazhdueshëm i institucioneve tona.

Basha e zëvendëson Lirak Çelajn pasi ditë më parë dha dorëheqje nga pozita e zëvendësit të ministrit të Drejtësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme