Në mungesë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deputetëve Pal Lekaj dhe Time Kadrijaj, si dhe ish-deputeteve Besa Baftiu dhe Aida Dërguti, ka dështuar të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj tyre dhe ish-deputetes Teuta Haxhiu, për hedhje të gazit lotsjellës në objektin e Kuvendit në dhjetor të vitit 2015.
Në seancë munguan edhe tre avokatë.
Fillimisht, për të akuzuarin Konjufca, gjykatësi Adnan Kamberi tha se nuk ka dëshmi se është i ftuar në mënyrë të rregullt, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Nuk ka pranuar fletëkthesë nga Posta e Kosovës për të konstatuar se i njëjti është ftuar në mënyrë të rregullt”, tha gjykatësi Kamberi.
Ndërkaq për mbrojtësin e Konjufcës, avokatin Isak Hoxha, gjykatësi Kamberi tha se përmes parashtresës ka kërkuar që të shtyhet seanca fillestare për një datë tjetër, pasi që është në një gjykim tjetër që është caktuar paraprakisht.
Në anën tjetër, për Lekajn, po ashtu u tha se nuk ka dëshmi së është ftuar në mënyrë të rregullt, ndërkaq për mbrojtësin e tij, avokati Arianit Koci, gjykatësi Kamberi tha është ftuar në mënyrë të rregullt por se mungesën nuk e ka arsyetuar.
Për Time Kadrijajn, gjykatësi Kamberi tha se në fletëkthesën nga Posta e Kosovës rezulton se adresa e të njëjtës është jo e plotë, ndërkaq për mbrojtësin e saj, avokatin Granit Vokshi u tha se është ftuar në mënyrë të rregullt, por se mungesën nuk e ka arsyetuar.
Për të akuzuarën Dërguti, gjykatësi Kamberi tha se nuk ka pranuar fletëkthesën nga Posta e Kosovës për të konstatuar nëse e njëjta është ftuar në mënyrë të rregullt, ndërkaq i pranishëm ishte mbrojtësi i saj, avokati Isa Salihu.
Ndërkaq, për mungesën e të akuzuarës Baftiu, mbrojtësi i saj, avokati Naim Rudari tha se gjendet jashtë shtetit dhe se nuk ka pranuar ftesën, por që do të jetë e pranishme në gjykim kurdo që do të caktohet.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të datës 22 shkurt 2016, thuhet se Glauk Konjufca, Pal Lekaj, Besa Baftiu dhe Aida Dërguti kishin përdorur armën (gazin lotsjellës) në kundërshtim me ligjin, në atë mënyrë që më 14 dhjetor 2015 rreth orës 10:00 pas hapjes së mbledhjes plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Konjufca, Lekaj dhe Baftiu, ndërsa në ora 11:00 Dërguti, në sallën plenare të Kryesisë së Kuvendit, paraprakisht kishin aktivizuar armën për shpërndarjen e gazit irritues, ku për pasojë ishte liruar gazi lotsjellës, me këtë rast deputetët e pozitës kishin lëshuar sallat.
Prandaj, me këto veprime të njëjtit ngarkohen me veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës.
Kurse, në dispozitivin e dytë të aktakuzës, thuhet se Glauk Konjufca, Pal Lekaj, Besa Baftiu dhe Aida Dërguti më 14 dhjetor 2015 rreth orës 10:00 pasi që përdorin gazin lotsjellës të përshkruar si në pikën e parë të aktakuzës, duke pamundësuar qëndrimin e deputetëve brenda sallës së Kuvendit dhe Kryesisë për miratimin e ligjeve sipas rendit të ditës, përkundër vullnetit të deputetëve të cilët nuk kanë mundur t’i rezistojnë atmosferës së krijuar, për çka ka pasur ndërprerje të punimeve dhe zhvendosje të deputetëve nga sallat plenare.
Andaj me këto veprime, të njëjtit ngarkohen edhe për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 409, paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës.
Gjithnjë sipas aktakuzës, në dispozitivin e fundit thuhet se Teuta Haxhiu dhe Time Kadrijaj më 15 dhjetor 2015 kishin në posedim armën (gazin lostjellvs) dhe me t’u hapur mbledhja në sallën e kryetarit të Kuvendit të Prepublikës së Kosovës, fillimisht Haxhiu pasi e ka pasur në posedim armën-gazin lotsjellës, të njëjtin ia jep Kadrijajt, e cila po ashtu e mban në posedim dhe pastaj ia dorëzon të akuzuarit Lekaj i cili më pastaj e përdorë të njëjtin të përshkruar si në pikën e parë të aktakuzës.
Prandaj me këto veprime, Haxhiu dhe Kadrijaj po ngarkohen me veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League