Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të enjten, në Gjykatën Themelore në Gjilan, dega në Viti, ndaj të akuzuarit për ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur, Stanoje Nedelkoviq.
Shkak për mosmbajtjen e këtij gjykimi, ka qenë mungesa e të akuzuarit, i cili ishte ftuar në mënyrë të rregullt dhe mungesën nuk e ka arsyetuar.
Në rrethana të tilla, gjykatësja e rastit Drane Simani, ka deklaruar se ndaj të tij do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim, në mënyrë që të sigurohet prezenca e tij për seancën e radhës.
Në këtë seancë, kanë munguar edhe dëshmitarët Nemanja Noikiq dhe Marko Bollosheviq, me ç’rast gjykatësja Simani, tha se për seancën e radhës ata do të ftohen në mënyrë të rregullt.
Kurse, prokurori Ismet Ukshini, si dhe dëshmitari Ratko Przhiq, të cilët kanë qenë prezent në seancë, janë njoftuar nga gjykata në mënyrë verbale për seancën e radhës, e cila është caktuar të mbahet më 8 janar 2020, në ora 9:00.
Prokuroria Themelore në Gjilan, më 23 qershor 2016, ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Stanoje Nedelkoviq, i cili akuzohet se më 2 qershor 2016, rreth orës 22:00, në rrugën Mogillë-Vërbovc, përkatësisht në hyrje të fshatit Vërbovc, duke drejtuar automjetin e markës “Opel Frontera”, ka rrezikuar trafikun publik, duke vënë në rrezik jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre.
Në aktakuzë thuhet së me të arritur në hyrje të fshatit Vërbovc, duke mos e respektuar shpejtësinë dhe duke qenë nën ndikimin e alkoolit, 1,7 promila, del në shiritin e kundërt të rrugës dhe në këtë rast shkakton aksident trafiku, me automjetin “Ford Mondeo”, dhe si pasojë e goditjes përveç dëmeve materiale të shkaktuara në dy automjete, lëndime trupore pësojnë edhe vet i pandehuri, si dhe të dëmtuarit Ratko Przhiq, Nikolla Marinkoviq, Marko Bollosheviq, Marko Marinkoviq, Nemanja Nojkiq dhe Dragan Spasiq.
Më këtë, Stanoje Nedelkoviq akuzohet se ka kryer veprën penale “ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, nga neni 379, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /BetimipërDrejtësi
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...