Ka dështuar të mbahet mbledhja e sotme e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike. Kryetari i këtij komisioni, Driton Selmanaj ka bërë të ditur se mbledhja ka dështuar për mungesë kuorumi.
“Pritëm mbi 20 minuta me shpresë që do të vijnë deputetët por siç po shihet ata nuk do të vyejnë. Për mungesë kuorumi kjo mbledhje shtyhet për një ditë tjetër, ka thënë ai.
Ndryshe në këtë mbledhje ishte paraparë të shqyrtohet raporti i shpenzimeve të Kuvendit te Kosovës për vitin 2018. I ftuar ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi./Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit