Melanoma është një lloj i kancerit të lëkurës, i cili mund të jetë me pasoja fatale nëse nuk zbulohet dhe nuk trajtohet me kohë, thonë profesionistët shëndetësorë.
Nga Shoqata e Onkologëve të Kosovës kanë thënë për Radio Kosovën se ka tendencë të rritjes së numrave të raportuar të kësaj sëmundjeje, teksa kanë kërkuar përkrahje për trajtimin e saj.
Nga janari i këtij viti, në Kosovë janë regjistruar 52 raste me kancer të lëkurës që njihet ndryshe si melanoma. Këtë e ka thënë dermataologija Sidita Sopjani.
E me qëllim të sensibilizimit rreth rrezikut që shfaq melanoma si sëmundje dhe rëndësisë së zbulimit dhe trajtimit të hershëm të saj, këto ditë është duke u mbajtur fushatë ndërgjegjësimi. Arben Bislimi, nga Shoqata e Onkologëve, tha që ky lloj i kancerit, është mjaft agresiv.
“Melanoma malinje është një kancer, një sëmundje malinjë prej formave me agresive dhe më të rënda të kancerit të lëkurës përveç të tjerave që ekzistojnë. Dhe si e tillë, nuk është që ka përqindje të lartë të paraqitjes, por agresivitetin si sëmundje, riskun e lartë që e ka, na bënë të merremi më shumë më të”, deklaroi Bislimi.
Ai tutje ka thënë se ka tendencë të rritjes së sëmundjes së melanomës në nivel global. Teksa ka potencuar se për këtë sëmundje Kosova ka mungesë të medikamenteve dhe qasje në trajtim.
“Në fakt ka një tendencë në rritje të rasteve me kancer të lëkurës në përgjithësi dhe në veçanti me melanoma malinje. Nga ato shifra të cilat i kemi në klinikë ne si Kosovë kemi ngecje në disa situata siç janë mungesa e medikamenteve dhe qasja në trajtim”, tha Bislimi.
Onkologët madje kanë kërkuar që të ndiqen trendët botërorë edhe për përcaktimin e ilaçeve që trajtojnë sëmundjet. Sipas tyre, lista e barnave duhet të jetë më e pasur.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?