Në spitalin e Gjilanit rrezikojnë të mbyllen disa reparte në mungesë të mjekëve specialistë.
Megjithatë, drejtues të këtij spitali konsiderojnë se kanë arritur ta përmbyllin vitin në mënyrë të suksesshme.
Spitali i përgjithshëm në Gjilan, e ka mbyllur me suksese vitin 2022.
Drejtori Arsim Emini ka treguar për projektet që janë kryer në bashkëpunim me donatorët dhe ministrinë e shëndetësisë.
“Me gjithë sfidat që i kishim këtë vit mund të themi se vitin 2022 po e mbyllim me suksese. Ne fillim të këtij viti kemi filluar me funksionalizimin e mamografisë në repartin e radiologjisë e cila i ka munguar spitalit tonë dhe i ka munguar edhe pacienteve tanë të regjionit të Anamoravës”, tha Arsim Emini, drejtor në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Ky vit ka vazhduar me punimet për renovimin i repartit të pulmologjisë, laboratorit të patologjisë si dhe një pjesë të repartit të radiologjisë.
“Kushtet janë jashtëzakonisht të mira. Jemi katër pulmologë, gjithashtu stafi i infermierëve është i plotësuar, pacientë po ashtu kemi mjaftueshëm.Është rrit numri edhe për shkak kushteve që janë në repart, por edhe për shkak të sëmundshmërisë, e sidomos tani që është koha më e ftohtë kemi numër më të madh të pacientëve”, thotë Refik Syla, pulmolog.
Gjithashtu reparti i radiologjisë kryen disa shërbime për pacientët e Anamoravës.
“Në kuadër të spitalit të përgjithshëm në Gjilan është edhe shërbimi i radiologjisë në kuadër të të cilës bëjnë pjesë aparatura të ndryshme radiologjike siç është rëntgeni, është imazh i ri me të cilën bëhen ekzaminime të përgjithshme radiologjike, pastaj është skopia, është një aparaturë me anë të së cilës bëhen disa incizime të thjeshta të radiologjisë gjithashtu konvencionale, është mamografi, është CT-ja dhe ultrazëri”, tha Osman Devaja, radiolog.
Mosha e mjekeve dhe mungesa e specializanteve, mjekëve të ri rrezikon që brenda disa vitesh të mbyllen disa reparte në Spitalin e Gjilanit.
“Mosha e mjekëve është e shtyrë e cila pamundëson një kontinuitet të shërbimeve për në vitet e ardhshme. Kështu, për vitet e ardhshme mund të ndodhë që të kemi telashe me disa reparte edhe atë 3-4 vjetët me disa reparte që ekziston rreziku që ato të mbyllen fare”, tha Arsim Emini, drejtor në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Daljen nga kjo krizë drejtuesi i këtij spitali e sheh te shpallja e një konkursi për rekrutimin e mjekëve të rinj./rtk/
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...