Qarkullimi i trenit në vendkalime të veturave në afërsi të fshatit Pomuzotin(Mes Bardh) po paraqet rrezik edhe pse aty gjenden barrierat (laurat) dhe shenjat sinjalizuese për qarkullim, e që sipas banorëve ka raste kur nuk janë funksionale, shkruan arbresh.info.
Sheref Hoxhaj, qytetarë i cili në këtë rrugë kalon po thuajse deri në katër herë në ditë, për arbresh.info, tha se shpesh ndjehen të rrezikuar pasi që ka raste rampa dhe sinjalizuesit nuk punojnë.
“Po ndjehemi të rrezikun, gjithmonë na me makina këmbësoret e po për momentin nuk ka pas naj problem. Kjo është edhe në vendet e tjera ka rampa, sinjalizues që nuk punojnë nuk funksionojnë edhe është rrezik. Brenda ditës ne kalojmë tre-katër herë”, tha Hoxhaj.
Mungesa e sinjalizimeve dhe rampave është kthyer në një lloj praktike në Kosovë, këtë për arbresh.info e thotë eksperti i komunikacionit Bekim Ahmeti.
“Po siç shihet nëpër Kosovë është bërë një lloj praktike që hekurudhat të mos ketë rampa apo ndryshe siç quhet barriera të komunikacionit për arsye që të shërbejnë për parandalimin e aksidenteve që lidhen me rrugorin dhe hekurudhorin. Janë marr disa masa në Republikën e Kosovës, sidomos në qytetin e Ferizajt ku duhet mirëfilli brenda për brenda qytetit i kem stacionet hekurudhore kur mos të gërshetohen komunikacioni rrugor me atë hekurudhor, mirëpo jo në nivel të vendit gjithë kohen ekziston kjo praktik për arsye se nuk e di dikush ndoshta ankohet që nuk ka mjete, e dikush për mungesë të faktorit njëri kështu që rampat na mungojnë dhe sinjalizimi i mirëfilltë na mungon”, tha Ahmeti.
Ndërkaq për parandalimin e këtyre dhe zgjidhjen e këtij problemi nevojiten të bëhen analiza në lidhje më këtë pasi në gjithë Kosovën hasen këto mungesa.
“Kjo është një analizë e cila duhet të bëhet duhet të analizojmë ne sa kemi humbje të jetrave edhe dëme materiale kur na ndodhin këto aksidente edhe si rezultat i kësaj duhet ti parandalojnë ingjinierët të bëhet analiza, kjo të vie prej ministrive dhe komunave, pra që të detyrohen që të bëhet kjo lloj analize, pastaj të pajisen me sinjalizim horizontal dhe vertikal të mirëfilltë edhe të vendosen çdo kund rampat. Ne e kemi një praktik ku gjithmonë e hasim çdo ditë dhe më së shumti te aeroporti, ku ekziston një lloj hekurudhe atu ku shumë pak ka sinjalizim horizontal dhe vertikal e si pasoj e kësaj e kam publiku para disa ditësh një rast ku në mbrëmje pas mesnate aty kalon treni edhe deri sa të shkosh me kanë me një shpejtësi prej 60 km në orë kur rruga e ndaljes mund me kanë 14-20 metra”, deklaroi Ahmeti.
Për mirëmbajtje dhe vendosje të barrierave në vendkalime, përgjegjësia është e INFRAKOS.
Arbresh.info, ka tentuar të kontaktoj me përgjegjësit në lidhje me këtë çështje, madje ka qenë edhe në zyrat e INFRAKOS për të biseduar në lidhje me këtë çështje, por nuk kanw pranuar tw deklarohen.
Kujtojmë që çdo vit në Kosovë ndodhin aksidente në hekurudhat e Kosovës dhe kjo si shkak i mos kujdesit dhe mungesës apo prishjes së sinjalizuesve./arbresh.info/S.D/
Kanosi verbalisht zyrtarin policor, arrestohet një person në...
Real Madridi vendosi dy rekorde të padëshiruara pas humbjes ...
Trump dhe presidentja meksikane bisedojnë për migracionin
SHBA: Ukraina duhet të rrisë mobilizimin ushtarak për të luf...
Kurti uron 28 Nëntorin: Kjo festë na gjen me projektin e Kom...
Revista spanjolle: Zbulimi i perlave të fshehura, Shqipëria ...