Një i vdekur dhe më shumë se 360 të tjerë të lënduar në rrugën Prishtinë-Podujevë, janë regjistruar në raportin e policisë që nga janari i këtij viti. Trafiku i ngarkuar në këtë pjesë, paraqet vazhdimisht rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion, posaçërisht gjatë orëve të natës.
Viktimat dhe të lënduarit do të mund të shmangeshin po të respektoheshin standardet e kërkuara, thotë eksperti i trafikut rrugor, Nol Dedaj.
“Sigurisht se sinjalizimi me sa e vërejtëm është në mungesë dhe kjo na tregon neve se mungesa e sinjalizimit paraqet një nivel të rrezikshmërisë së lartë dhe thjesht mungesa e bajpasit për largimin e automjeteve të vogëla prej punishteve paraqet një nivel të rrezikshëmrisë së lartë”, tha Dedaj.
Ai tutje ka thënë se në dy kilometra të përshkruara -së nuk panë asnjë shenjë të kufizimit të shpejtësisë, prandaj sipas tij niveli i rrezikmshërisë është i lartë.
“E shohim këtu se ku është rruga në ndërtim e sipër nuk janë shenjat gjatësore, të cilat duhen të jenë të ngjyrës së verdhë dhe që paralajmëron që punimet në rrugë ende nuk kanë përfunduar”, shtoi ai.
Në errësirë, posaçërisht kur ka reshje shiu e bore, është vështirë të dallohet rruga si pasojë e mungesës së dritave apo reflektorëve dhe sinjalizuesve të tjerë.
Përgjegjëse për vendosjen e shenjave të sinjalistikës, është kompania e cila po punon në këtë magjistrale.
Në këtë segment ka limit të shpejtësisë, por disa vozitës shihej se e tejkalonin parametrin e shpejtësisë dyfish më shumë sesa ai që paraqitet.
Tejkalimi i shpejtësisë në trafik është dukuri e zakonshme, në veçanti në rrugët ku bëhen punimet.
Një kontroll më i madh i shpejtësisë në rrugët ku kryhen punimet, mund të parandalojë aksidentet dhe humbjen e jetës së njerëzve, thotë eksperti i trafikut rrugor./rtk
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...