Përfaqësuesi i Lagjes së Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore, Florent Azemi, ka bërë thirrje për protestë paqësore për shkak të shqetësimeve të tyre lidhur me mungesën e sigurisë në veri.
Ai në profilin e tij në Facebook ka shprehur shqetësimin për sigurinë jo të mirë në veri të vendit dhe gjendjen e rëndë ekonomike që ka kapluar këtë pjesë të Kosovës.
Azemi po ashtu ka shkruar se Prishtina duhet të jetë prezent për banorët e saj, ashtu sikurse Beogradi interesohet për banorët e veriut të Mitrovicës.
Më poshtë lexoni postimin e tij të plotë në Facebook:
“Vëllezër dhe motra të veriut pas kërkesës së juaj që të thirret një tubim sonte më bëtë krenar që thirrja ime na unifikoj me prezencën tuaj masive ashtu siç dimë ne të bëhemi bashkë. Ju më dhatë besë e unë do t’ua kthej me dinjitet zëri i jonë do të dëgjohet e nuk do heshtim më. Ky është vetëm fillimi sepse kur Beogradi 400 km larg është prezent për banorë serb edhe Prishtina do të jetë prezentë për ne. Nuk do të heshtim më për siguri e papunësi. Në ditët në vazhdim do kemi takim edhe për rindërtim. Ju ftojë që në numër sa më të madh t’i bashkoheni protestës që të i tregojmë opinionit e institucioneve se ne jemi këtu e nuk dorëzohemi përball asnjë sfide. Me këtë rast e falënderojë mikun tone Mentor Boja për mbështetje”, ka shkruar Azemi.
https://www.facebook.com/florent.azemi.9/posts/10214113405740309
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok