Prodhimi i mandarinave në fshatin Hinke në Ura Vajgurore të Beratit po shkon dëm, duke përfunduar në kanal, për shkak të mungesës së rrugës që lidh zonën me rrugën kryesore.
Fermerët e këtij fshati kanë prej gati 20 vitesh që merren me kulturat e agrumeve dhe janë rreth 200 hektarë të mbjella, mandarina, portokaj dhe limonë, raporton TCH.
Ata thonë se prodhimi ka qenë i bollshëm, por nuk kanë qasje në tregje.
Tjetër pengesë është bllokimi i eksporteve në muajt e fundit dhe mos pasja e një vazhdimësie në kontratat e furnizimit.
Fermerët e agrumeve në Hinke thonë se nuk kanë pasur mbështetje me subvencione, edhe kur ka pasur sipas tyre financimet kane qenë me pikatore.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...