Në mungesë të parkingjeve në kryeqytet vetura të shumta po zënë trotuaret, vendin që është i destinuar për kalim të qytetarëve. Ky problem po shpresohet të zgjidhet së shpejti me rregulloren për parkingje, si dhe me miratimin e ligjit për kryeqytetin, shkruan Gazeta “Zëri”.
Mungesa e parkingjeve në kryeqytet është një problem me të cilën po përballen më së shumti qytetarët, pasi në mungesë të tyre veturat po parkohen në trotuare, vend i cili është i ndarë për këmbësorë.
Në lidhje me këtë gjë zyrtarë nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se ata vazhdimisht zhvendosin automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt, pasi që kjo gjë e pengon zhvillimin normal të qarkullimit të automjeteve dhe të këmbësorëve. Në anën tjetër, zyrtarë nga Komuna e Prishtinës kanë bërë të ditur se tanimë vetëm se kanë filluar me projekte për ndërtimin e parkingjeve në kryeqytet. Po ashtu këtë problem e kanë komentuar edhe zyrtarë nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor. Sipas tyre, në Prishtinë nuk ka investim të mjaftueshëm në infrastrukturë, gjë e cila duhet të jetë prioritet për një komunë. Sipas ekspertëve të sigurisë, mungesa e parkingjeve publike ka bërë që të shtohen ato private, gjë e cila shkon në dëm të buxhetit të qytetarëve.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...