Është duke hyrë në muajin e dytë të detyrës së tij si kryeministër, por Albin Kurti vazhdon të jetë pak i pranishëm nëpër medie rreth punës së tij.
Gazetarët kanë një shpjegim për ketë “mbyllje” të Kurtit.
Fuqia e madhe politike dhe rreziku që ka para vete për të kontrolluar dikasteret po bënë që kryeministri Albin Kurti të jetë i mbyllur për publikun, thotë gazetari Ridvan Berisha.
Në një përgjigjej për arbresh.info, Berisha thotë se transparenca është instrument suprem i vendimmarrjes, derisa thekson se Kurti tashmë duhet të reflektojë.
“Kurti tani mendoj se ndodhet ne fazën finale të adaptimit të modelit të LVV edhe në Qeveri, ku paraqitja publike e ministrave duhet të kontrollohet 100 për qind nga një mekanizëm i vetëm që në LVV quhet sekretariat. A mund ta instaloje këtë model nuk e di. Unë besoj se ministrat duhet ta kenë autonominë për të komunikuar me publikun në funksion të transparencës, a do ta bëjnë këtë nuk e di, do të shohim”, shprehet Berisha.
Por, një arsye tjetër pse Kurti po vazhdon të jetë i mbyllur për media, e thotë gazetari Zekirja Shabani.
Sipas Shabanit, Kryeministri i vendit është i zënë njëherë më aktivitete politike në Shqipëri andaj dhe s’ka cak të prezantojë në Kosovë.
“Kryeministri Kurti duket se është i zënë me aktivitetet e tij politike në Shqipëri dhe kjo është një ndër arsyet që nuk e kemi parë shumë aktiv në Kosovë. Sikur të zhvillonte më shumë aktivitete besoj se do të ishte edhe më prezent në medie. Megjithatë, Kurti në këtë mandat qeverisës ka nisur t’i marrë punët më ngadalë dhe nuk shohim atë euforinë e qeverisë Kurti një. Besoj se me përfundimin e zgjedhjeve në Shqipëri Kurti do t’i kthehet problemeve që ka Kosova dhe të trajtoj me seriozitet pandeminë, ekonominë dhe gjendjen e rëndë sociale në vend”, është shprehur Shabani për arbresh.info.
E për këtë mbyllje të Kurtit, ka folur edhe Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kossnet në një intervistë televizive.
Kur pyetet për mos dhënien e intervistave nëpër medie vendore të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, nuk e cilëson si mungesë të transparencës, për më tepër jep një shpjegim interesant.
“Për mua më e dobishme më duket të takohem me njerëz me pikëpamje të ndryshme, jo vetëm në emisione ku pres pyetje të lehta. Zyrtarët publik duhet të dalin nga fluskat e tyre dhe të flasin me shumë njerëz. Në të njejtën rrugë mendoj se qytetarët-kjo është si në ShBA si në Kosovë- nganjëherë duhet të ndërrojnë kanalin e televizorit dhe t’u ekspozohen pikëpamjeve të tjera”, është shprehur Kosnett.
Aktualisht Kurti, përfshirë edhe Osmanin i shohim shpesh nëpër intervista që flasin për mediet e huaja, por jo edhe vendore./V.Selimi/arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës