Google ADS

Mungesa e nxënësve po detyron mbylljen e shkollave në Malësinë e Kamenicës

15:43 | 13 Tetor 2018
M. A.

Vetëm 10 kilometra e ndajnë fshatin Meshinë nga qyteti i Kamenicës.

Për shkak të numrit të vogël të nxënësve, drejtoria e Arsimit e ka mbyllur paralelen e shkollës “Nuhi Berisha” në këtë fshat dhe nxënësit i ka transferuar në Kamenicë, raporton KTV.

Drejtoresha e Arsimit, Ismete Thaçi thotë se në këtë objekt kanë mësuar vetëm 5 nxënës.

Sipas saj, objekti ka qenë i vjetër dhe në mungesë të mjeteve për ndërtim të objektit të ri, kanë bërë transferim të nxënësve.

Banorët thonë se do të preferonin ta rinovonin objektin, por janë të kënaqur edhe me bartjen e nxënësve në shkollën e qytetit.

Ndërkaq, ky objekt shkollor në fshatin Feriqevë ka tre vjet që është mbyllur për shkak të shpërnguljes së banorëve.

Për pasojë objekti ka mbetur i pashfrytëzueshëm.

Për çdo vit në viset rurale, drejtoritë komunale detyrohen të mbyllin shkolla për mungesë të nxënësve.

E, Ministria e Arsimit nuk ka shifra në nivel vendi se sa shkolla janë mbyllur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme