Rrjedhat dhe zhvillimet e fundit politike në Luginë të Preshevës kanë nxitur idetë për gjetjen e mënyrave dhe strategjive për të ndihmuar shqiptarët e kësaj treve më shumë në koncepte projektore-zhvillimore apo mundësive të krijimit të ndonjë departamenti të veçantë për Luginën.
Fatmir Sheholli, analist politik, vlerëson se çështja e parë që kishte me qenë shumë domethënëse për qytetarët e Luginës së Preshevës do të ishte që as Shqipëria, e as Kosova, nuk duhet që t’i politizojnë ata, ose t’i shfrytëzojnë për politika të veta ditore.
Sipas tij, Kosova nuk duhet të bëhet kopje e Serbisë në raport me serbët në Kosovë dhe të sillemi ashtu siç sillet Serbia.
“Sepse ajo (Serbia) i keqpërdor serbët në Kosovë”, thotë Sheholli.
Ai shpreh domosdoshmërinë e krijimit të strategjive politike dhe buxhetore të qeverive në Prishtinë dhe Tiranë, në drejtim të zgjidhjes jetike për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“Dhe kjo të jetë, jo vetëm kur kanë mundësi, por të jetë e obligueshme që këto dy qeveri t’i ndihmojnë Luginës së Preshevës të ngritet në këmbë dhe vetëm në këtë formë, me arsimim shumë kualitativ dhe me koncepte të tjera projektore-zhvillimore, shqiptarët në Luginë të Preshevës nuk do të ikin nga ajo trevë dhe do të mbesin aty, përndryshe nëse vazhdojnë në këtë formë siç tash po veprohet, unë i frikohem shumë që për 20 vite ne nuk do të kemi fare shqiptarë në Luginë të Preshevës me politikat të cilat Serbia është duke i bërë diskriminuese ndaj popullit shqiptar atje ne Luginë”, deklaron Sheholli.
E sa i përket qasjes direkte të Qeverisë së Kosovës ndaj problematikave të shqiptarëve atje dhe mundësitë për trajtimin e problematikave të tyre nëpërmjet ndonjë departamenti të veçantë që Qeveritë mund të krijojnë për Luginën e Preshevës për arbresh.info foli edhe njohës i çështjeve politike në Luginë, Zijush Ahmeti.
“Edhe qeveritë e kaluara edhe qeveria aktuale sigurisht që në objektivat e tyre shohin dhe hulumtojnë mundësitë për të mbështetur sa më tepër shqiptarët e Luginës, mbetet në qeverinë aktuale të shqyrtojë se cilat janë mënyrat më të mira dhe më konkrete për mbështetjen e shqiptarëve të Luginës dhe besoj që kjo mund të arrihet në bashkëpunim dhe bashkërisht edhe me konsultime të vazhdueshme apo të përhershme edhe me shqiptarët në Luginë”, deklaroi Ahmeti për arbresh.info.
Ndasitë politike dhe pasivizimi i adresave janë vetëm dy nga disa prej arsyeve që politikanët shqiptarë në Luginë të Preshevës nuk arritën që në zgjedhjet e 3 prillit, të mos sigurojnë asnjë mandat në Parlamentin e Serbisë./arbresh.info/
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...