Google ADS

Mungesa e kamerave të sigurisë rrit numrin e vjedhjeve në Prishtinë

23:19 | 15 Korrik 2017
Arbresh.info

Me një detyrë ndryshe nga e zakonshmja, pjesëtarë të Policisë kanë vizituar pishinën e Gërmisë.

Ata kanë shpërndarë fletushka në kuadër të fushatës edukuese me këshilla për mbrojtjen nga rreziqet në ujëra, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Kjo iniciativë është mirëpritur nga pushuesit.

E prania e forcave të rendit për shkak të vjedhjeve, sipas zyrtarëve të pishinës, nuk ka qenë e nevojshme

Në nivelin e lartë të sigurisë ka ndikuar edhe monitorimi me kamera.
Në stacionet policore të kryeqytetit, sipas të dhënave zyrtare – deri në këtë fazë – është raportuar vetëm një rast vjedhjeje në Pishinën e Gërmisë.

Por ndryshe ka qenë situata jashtë saj, pasi në Prishtinë gjatë 3 muajve të fundit janë raportuar gati 400 raste të vjedhjeve.

Në Polici nuk kanë dashur të flasin për mungesën e kamerave në hapësirat publike të kryeqytetit, përderisa kanë njoftuar se për vjedhje gjatë muajit të fundit janë arrestuar vetëm 6 persona.

Ndërsa në Komunën e Prishtinës, e cila që nga koha kur qeverisej nga Isa Mustafa, kishte planifikuar vendosjen e kamerave, thonë se për një projekt të tillë janë duke biseduar me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Megjithatë, realizmi i këtij projekti nuk pritet të ndodhë shpejt, pasi ata kanë pranuar se një projekt i tillë mund të marrë kohë më shumë se një vit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme