Disa pjesë të fshatit Hajvali në Prishtinë, sot gjatë tërë ditës janë përballur me mungesë të energjisë elektrike.
Energjia atyre nuk ju ka ardhur as në orët e mbrëmjes, në kohën kur temperaturat kanë rënë.
Banorë të revoltuar kanë shkruar në redaksinë e arbresh.info se me mungesë të energjisë elektrike po përballen pothuajse ç’do ditë.
Përveç tjerash ata thonë se me pagesa janë të rregullt dhe se KEDS-i nuk falë qoftë edhe për një ditë vonese të pagesës, ndërsa tash në kohë dimri nuk është në gjendje të furnizojë rregullisht me energji.
Nga ana tjetër KEDS-i kishte njoftuar për pune në këtë pjesë, por që reduktimet do të zgjasnin maksimumi deri në orën 17:00. Të njëjtit nuk kanë dhënë ndonjë sqarim se pse në disa pjesë të Hajvalisë nuk ka energji elektrike as pas orës 17:00./arbresh.info/
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...