Faruk Mujka, drejtor i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci” ka bërë të ditur se në një afat rekord janë vendosur 6 tuba 900 mm në kanalin e dëmtuar.
Mujka tha se është mundësuar furnizimi i papenguar i KEK ut me ujë nga kanali i Ibër Lepencit.
“Pas një nate plot ankth e stres, me gëzimin më të madh ju lajmëroj se pas një pune të palodhshme të gjithë akterëve relevant në kushte atmosferike tejet të rënduara, me në krye ndërmarrjen FAMIS CO, punëtorët e Ibër Lepencit dhe Policinë e Kosovës, në një afat rekord u vendosën 6 tuba 900 mm në kanalin e dëmtuar me të cilat u mundësua furnizimi i papenguar i KEK ut me ujë nga kanali i Ibër Lepencit”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai beson se shumë shpejt do të bëjnë zgjidhje edhe për furnizim me ujë të pijshëm.
Ndërsa shton se kanë treguar se edhe ne dijmë të organizohemi shumë mirë e shumë shpejtë dhe të koordinohemi në mënyrë perfekte./Arbresh.info/
Muja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve: Furnizimi i plotë me ...
Osmani takon komandantin e KFOR-it: Sulmi terrorist ndaj inf...
Sulmi në Ibër Lepenc, Osmani priti në takim ambasadorë të sh...
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...