Eksperti i Ekonomisë, Lulzim Beqiri, në një përgjigje për portalin arbresh.info, ka thënë se vendimi i MTI-së për të hequr taksën mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina që kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës para vendosjes së masës prej 100% ofron mundësi për manipulim.
“MTI-ja po propozon heqjen e kësaj takse gjë që personalisht nuk pajtohem, sepse ofron mundësi për manipulim dhe dëmtim të buxhetit të shtetit, dhe përfitim individual të disa funksionarve të MTI-së. Përplot dyqane janë me mallra serbe, edhe pas sa kohe nga vënia e taksës, pra këtu ka diçka që po mundohet të legalizohet edhe me letra. Andaj nuk duhet lejuar të futen mallra pavarsisht ku janë ato, çdo mall me origjinë serbe duhet të paguaj taksen, ose të kthehet në origjinen e tij”, ka theksuar ai.
Beqiri ka thënë se janë dy arsye kryesore përse nuk duhet lejuar t’u hiqet taksa këtyre mallrave.
“Mendoj se asessi nuk duhet lejuar që mallrat serbe të futen në Kosovë pavarësisht a janë në depo doganore a jo, për dy arsye kryesore: 1. Mundësia e keqperdorimit është e madhe, kjo edhe po ndodh në realitet, me përplot mallra serbe janë dyqanet në Kosovë, si ka mundësi që kaq stoqe kanë pas këto dyqane, prandaj nuk duhet lejuar një propozim të tillë duke dëmtuar buxhetin e Kosoves, dhe 2. Kosova nuk duhet lejuar që në arenën ndërkombëtare të paraqitet si shtet jo serioz. Në një anë kemi deklarata të forta pro taksës a në anën tjeter tentojmë, që të fusim mallrat e cilat mendoj se janë edhe të futur ilegalisht, dhe ekziston mundësia që ato mallra dërgohen në doganë për t’u legalizuar duke përfituar politikan edhe ashtu të dëshmuar për korrupsion”, theksoi ai.
Ndërsa analisti i ekonomisë, Musa Limani e thotë të kundërtën. Sipas tij vendimi i Qeverisë për taksën hyn në fuqi nga dita kur ekzekutohet, jo më herët.
“Të gjitha mallrat që kanë hyrë para se të hyjë në fuqi vendimi i Qeverisë, shkojnë me politikat fiskale të mëhershme, kurse i nënshtrohen masave që i ka marr Qeveria të gjitha mallrat që hyjnë pas hyrjes në huqi të vendimit. Nuk guxojmë t’i dëmtojmë bizneset tona pasi që ato janë furnizuar para se të hyjë në fuqi taksa, kështu që ligji vepron në momentin kur hyn në fuqi. Edhe vendimi i Qeverisë është ekzekutiv nga momenti kur hyn në fuqi, jo para saj. Nuk ka karakter retroaktiv, prandaj jam për atë që mos t’i dëmtojmë bizneset tona. Kjo është ën favor të bizneseve tona, jo kundër tyre”, ka thënë ai për portalin arbresh.info
Ky vendim edhe nga ministrat u cilësua si vendim që mund të sjell keqpërdorime nga bizneset.
Minsitri Besim Beqaj në mbledhjen e Qeversë theksoi se duhet pasur kujdes mos të keqpërdoren.
“Vendimi nuk e ka afektuar kodi i doganës dhe akcizës por është një vendim tjetër paraprak. Dogana e Kosovës ka obligim çdo fundvit ta bëjë regjistrimin e depove doganore. Ato të dhëna janë të depove doganore që duhet të zbrasen brenda vitit që të filloj viti tjetër aktual. Nëse mallrat që kanë qenë aty dhe vërtetohen përmes doganave siç e tha Minsitri i Financave në kuptimin e zyreve të tyre ligjore dhe gjendja faktike siç është në teren nuk afektohet. Mirëpo nëse krijohet hapësirë që ata ta keqpërodirn dhe të bëjnë mbushje të reja, atëherë është sistem tjetër dhe besoj që këtu e ka brengën ministri i Drejtësisë”, tha ai.
Ndërsa zëvendës kryeministri Fatmir Limaj kërkoi nga Ministria e Financave që së bashku me Doganën të tregojnë se sa është sasia e atij malli të padoganuar.
“Ne po votojmë diçka pa ditur. Sa është sasia e mallit, sa ka mall. Dogana dhe MF ka ndonjë statistikë dhe mund të na jap ndonjë të dhënë. Nuk po e dimë se çfarë vendimi po votojmë dhe për çfarë sasie”, kishte thënë ai./V.Berisha/arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...