Pas deklaratës së sotme të liderit të LDK-së, Isa Mustafa i cili i kërkoi kryeministrit Albin Kurti që ta tërheq vendimin për Agim Veliun dhe ta heq taksën 100%, në mënyrë që mos të prishet koalicioni, ka reaguar zëvendëskryeministri Haki Abazi.
Ai ka theksuar se Albin Kurti nuk kërkon falje për shkarkimin e Veliut. Ai që duhet të kërkoj falje sipas Abazit, është Agim Veliu.
“Në fakt Agim Veliu duhet të kërkoj falje si ministër që ka thënë se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme kundrejt qëndrimit të qeverisë dhe kryeminsitrit Albin Kurti. Nëse burimi i problemit është te ndryshimi i gjendjes së menaxhimit të situatës në Kosovë, atëherë është devijim i qëndrimit zyrtar i Agim Veliut ndaj shtetit, nuk është kryeminsitri që këkron falje për këtë punë”, ka theksuar Haki Abazi, duke shtuar se kryeministri e ka në dorë kthimin e Veliut.
“E ka në dorë kryeministri këtë çështje (kthimin e vendimit) por në kushtetutë është e qartë e sheh te komptencat e kryemisnitrit ku thuhet kryeministri duhet të siguroj zbatim dhe koherencën e plotë në zbatimin e vendimeve të qeverisë”, tha ai.
Sipas Abazit duhet të shihet fillimisht interesi kombëtar.
“Nëse po flasim për nivelin e kërkim faljes dhe për kthimin e situatës se ai është vendim tjetër, atëherë kërkim falje duhet të bëjë Agim Veliu që ka thyer qëndrimin e qeverisë, por nuk duhet ta shohim situatën në nivelin e kthimit të vendimeve të kryeministrit, por duhet të shohim interesin kombëtar të qytetarëvë dhe të ecim si qeveri përpara, mos të shantazhohemi me një përkufizim të kërkesës së presidentit për shpallje të jashtëzakonshme”, tha Abazi për Blic.
Sa i përket heqjes së taksës, kërkesë kjo e Isa Mustafës, Abazi ka theksuar se kjo çështje e nivelit qeveritar e jo e atij partiak.
“Çështja e tarifes është që ne po e diskutojmë si qeveri në nivel qeveritar, kjo nuk është që të diskutohet në nivel partive sepse është vendos nga qeveria dhe diskutohet brenda qeverisë dhe ne po punojmë intevizisht për këtë ….. dhe nuk është çështje e një kryetari partie është vendim qeverisë kjo.”, tha ai.
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi