Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, së bashku me GIZ-in gjerman nga sot kanë lansuar skemën “Praktikë në Punë”, nga e cila do të përfitojnë mbi 400 punëkërkues të regjistruar.
Punëkërkuesit e regjistruar pranë Zyrave Komunale të Punësimit, të rinjtë e moshave 18-35 vjeç, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara, të riatdhesuarit dhe minoritetet e të gjitha moshave kanë të drejtë të aplikojnë në këtë skemë.
Praktika zgjatë 6 muaj dhe pagesa është 150 euro në muaj.
Në skemën “Praktikë në Punë” kanë të drejtë të aplikojnë punëdhënësit/kompanitë të cilët kanë nevojë për praktikantë dhe që kanë aplikuar dhe regjistruar vendet të lira të punës pranë Zyrave të Punësimit në komunat e tyre.
Koha e aplikimit është e hapur nga data 9 korrik deri më 17 gusht.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...