Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka thënë se Manastiri i Deçanit po blen prona të serbëve lokalë në Gorazhdecë.
Sipas saj, kjo me gjasë po ndodh që ajo zonë të mos popullohet me shqiptarë, shkruan Arbresh.info.
“Nga biseda dhe kontaktet me banorë të fshatrave përreth, kam kuptuar se kohëve të fundit Kisha Ortodokse Serbe, përkatësisht manastiri i Deçanit, po blen prona – shtëpi e patundshmëri – të serbëve lokalë në Gorazhdec, me gjasë që të sigurohet që ajo zonë mos të popullohet me shqiptarë.”, tha ajo.
“Manastiri i Deçanit në njërën anë insiston që të marrë prona publike, në anën tjetër po blen prona private.”, u shpreh ajo.
“Pse ky fiksim i Manastirit me tokën? Si institucion fetar, a nuk do të duhej të ketë një mision tjetër?”, pyeti deputetja Mulhaxha-Kollçaku./Arbresh.info/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...