Jasmin Mujanoviq, politolog dhe specialist i politikave të Evropës Juglindore dhe çështjeve ndërkombëtare, tha se është fare e qartë se ajo që ndodhi në Kosovë është shprehje e politikës formale, e politikës thelbësore të Beogradit zyrtar, pra të regjimit të Aleksandër Vuçiqit.
“Është thjesht e pamundur të besohet se një aksion i tillë paraushtarak do të mund të ishte kryer pa mbështetje zyrtare dhe shumë serioze nga aktorët shtetërorë, autoritetet e sigurisë dhe të gjithë aktorët e tjerë relevantë politikë të vendosur brenda regjimit shtetëror serb”, tha ai në një intervistë për Portalin nga Mali i Zi “Fitorja”
Sipas tij, ajo që ndodhi në Kosovë i kujton tmerrësisht ngjarjet në Kroaci në vitin 1991 dhe në Bosnjë në vitin 1992.
“Siç tha edhe vetë kryeministri Kurti, ishte faza e parë e pushtimit formal të Kosovës nga Serbia, ndoshta një pushtim që nuk kërcënonte të gjithë. territorin e Kosovës, por absolutisht kishte për qëllim pushtimin e disa pjesëve veriore, nga të cilat më pas do të krijohej Republika Serbe të re në Kosovë”, tha ai, raporton RTKlive.
Duke shtuar se për fat të keq, ky mbetet ende qëllimi i politikës që e shohim nga Beogradi dhe shohim se nuk pendohen e as nuk fshihen që qëndrojnë pas gjithë kësaj.
“Për fat të keq kam frikë se në një të ardhme të afërt do të shohim vazhdimin e atë politikë, e cila, kam frikë se do të jetë më e përgjakshme dhe më e rrezikshme se ajo që pamë disa ditë më parë”, tha Mujanoviq.
Sipas tij këmbëngulja e Perëndimit për zgjidhje etno-territoriale në Kosovë e modeluar sipas Dejtonit të Bosnjës është gjithashtu një kërcënim për sovranitetin dhe integritetin territorial të Malit të Zi.
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Jude Bellingham tregoi aftësitë e tij në gjuhën spanjolle në...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip