Google ADS

Muja-ZRrE-së: Energjia e ripërtritshme duhet të vendoset në planin e juaj

11:41 | 7 Shkurt 2023
L G

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja tha se nuk ka shpjegim të planit konkret në Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Këtë deklaratë Muja e bëri në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, gjatë shqyrtimit të Planit të Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

“Nuk ka shpjegim të planit konkret, ju vazhdimisht po thirreni në të kaluarën, por nuk po tregoni se ku filloni, cilat janë objektivat, kur do të nisin. Pra, ku është dyshemeja që niseni dhe cilat janë barrierat që i keni. E para e punës ju e keni bërë një hulumtim dhe keni thënë se nuk ka konkurrencë në tregun e energjisë. Pra nuk e dimë sa pretendoni dhe sa mund të arrini, pra cila përqindje mund të arrihet, si psh; 80 për qind dhe për shkak të barrierave mundeni vetëm 30 për qind. Cila është kosto, cilat janë shpenzimet, humbjet dhe përfitimet. Pra kaq 23 mundemi, por do të arrijmë 21”, tha ai.

Ai tha se energjia e ripërtërishme duhet të vendoset në planet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

“Energjia e ripërtritshme duhet të vendoset këtu në planin e juaj. Keni thënë se konsumatorët se çka është energji, çka shpenzohet dhe si kalkulohet. Pra këto nuk i keni. Masat për prodhimin e energjisë nuk i keni përgjithësuar edhe pse ju përcjelli, këto është dashur t’i kemi ne dhe konsumatorët. Kjo është kontratë mes nesh dhe jush”, tha Muaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme