Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja ka thënë se ndërmarrjet publike do të përfshihen në një proces stabilizimi e më pas do të mendohet një strategji afatgjate për to.
Ai ka thënë se në shumë ndërmarrje publike, partitë politike që kanë qenë në pushtet deri më tani kanë punësuar militantë partiak duke i shkatërruar ato.
“Trepça është ndër ato ndërmarrje që në vitin 2016 ka pasur 16 milionë euro shitje, derisa kur kemi ardhur ne në pushtet e kemi gjetur me 8 milionë euro shitje. Trepça në Stantërg i ka 70 minatorë derisa i ka 1,300 punëtorë”, tha Muja në Dukagjin.
“Me 1,300 punëtorë Trepça ka humbje nga 6-8 milionë euro në vit dhe askush se ka ngritur zërin sepse këto ndërmarrje ishin tentakula për të shtrirë pushtetin”.
Muja thotë se në dy muaj pasi LVV ka ardhur në pushtet është bërë plani afatshkurtër për të shtuar prodhimin.
“Ka rritje të disiplinës dhe nga disa të dhënë ka dyfishim të prodhimit”, deklaroi tutje deputeti i LVV-së.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...