Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar mbrëmë se pagat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, janë shumë të larta.
Këtë deklaratë, Muja e ka dhënë në emisionin “DPT te Fidani” të T7, kur është pyetur për kërkesat e sindikatave.
Sipas Mujës, në fillim të mandatit, ata i kanë propozuar edhe opozitës që ta adresesojnë këtë çështje, por që s’ka pranuar askush.
Me propozimin që paga minimale të jetë 250 euro, Muja thotë se paga e deputetit do të duhej të ishte 1250 euro.
“Unë mendoj që rrogat e deputetëve janë shumë të larta, krahasuar me standardin jetësor që e kemi dhe ideja ka qenë që në fillim të mandatit, ne i kemi thanë edhe opozitës a të fillojmë pra ta adresojmë ketë shqetësim, mas pari prej vetes. Hajde po fillojmë prej deputetëve. Merre krejt Evropën, rroga e deputetit është sa pesë herë mesatarisht rroga minimale, që i bjen rroga minimale që ne po propozojmë është 250 euro, që rrjedhimisht i bjen që rroga e deputetit do të duhej të ishte 1250 euro, jo aq e lartë. Dhe pastaj kur ta fillojmë prej vetit, kemi një autoritet moral që t’i dërgjojmë edhe të tjerët apo kërkesat tona na duken më të sinqerta. S’kanë pranu, s’pranon kërkush dhe për këtë arsye, ne duhet të kujdesemi, unë mendoj që duhet të vendoset rend, parim i meritokracisë dhe transparencës dhe për këtë arsye ka nevojë për një kudjes”, ka deklaruar.
Ndryshe, Sindikatat i kanë dhënë afat Qeverisë që deri në fund të muajit mars Ligji të shkojë për miratim në Kuvend, duke paralajmëruar greva dhe protesta, nëse një gjë e tillë nuk ndodh.
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...