Google ADS

Muja: Rritja e pagës minimale do ta mundësojë zvogëlimin e varfërisë

12:15 | 13 Maj 2022
S D

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në emër të këtij subjekti ka thënë se e mbështet propozimin e Qeverisë për pagën minimale.

Deputeti i VV-së, vlerëson se me votimin e pagës minimale do të mundësohet zvogëlimi i varfërisë në Kosovë, teksa shton se më së shumti përfitojnë punëtorët e sektorit të tregtisë dhe ekonomisë.

“LVV e mbështet dhe i rekomandon Kuvendit ta mbështes këtë Projektligj sepse synon eliminimin e mëdyshjeve ligjore. Propozimi për pagën minimale mbështetët në organizatën minimale të punës”, dekalroi ai.

Po ashtu Muja tha se grupet shoqërore që përfitojnë më së shumti gjenden në sektorin e tregtisë dhe ekonomisë

“Paga minimale nuk është ndryshuar që nga viti 2011 dhe kjo edhe pse vendet e tjera në rajon i kanë ndryshuar vit pas viti. Paga minimale vlerësohet të jetë 342 euro. Grupet shoqërore që përfitojnë më së shumti gjenden në sektorin e tregtisë dhe ekonomisë. Shumica e tyre janë 16 deri në 34 vjet. Shumicën e vendeve evropiane paga minimale është gjysma e pagës mediate, dhe kjo rritje do të mundësoj zvogëlimin e varfërisë”, tha Muja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme