Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar se Qeveria Kurti ka rritur transferet sociale 30 për qind më shumë se ish-Qeveria Hoti dhe 47 për qind se ajo Haradinaj.
Duke i quajtur të nevojshme shtesat prej 100 eurosh, deputeti Muja tha se ato do të ndihmojnë të adresojnë presionin e inflacionit në vend.
“Qeveria Kurti qe nga ardhja në pushtet ka rritur transferet sociale 30 për qind, krahasuar me qeverinë paraprake Hoti apo 47 për qind më shumë se Qeveria Haradinaj në vitin 2019. Këto transfere sociale janë të dizajnuara sipas programit të Lëvizjes Vetëvendosje. Shtesat e këtij viti do të ndihmojnë të adresojnë presionin e inflacionit në vend. Të gjitha këto transfere janë bazuar në performancën e mirë të Qeverisë Kurti dhe çdo cent shtesë që është mbledhur do të shpërndahet te shtresat që kanë më së shumti nevojë”, tha ai./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...