Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është deklaruar deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja. Zgjedhjet në veri kanë qenë një nga çështjet e shtruara në konferencë, për të cilat Muja tha se vendimmarrja u takon qytetarëve të asaj pjese dhe jo Listës Serbe, e cila fillimisht duhet të sqarohet për ngjarjet e 24 shtatorit.
“Ne si shumicë parlamentare e kemi bindjen që Qeveria i ka përmbushur të gjitha përkushtimet e Bratislavës. Parimisht jemi shumë të interesuar që çdo subjekt politik të marrë pjesë në zgjedhje sikurse qytetarët e vendit. Mirëpo, Lista Serbe është e fundit që mund të moralizojë këtë çështje. Sa i përket çështjes së inicimit dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, Udhëzimi Administrativ është miratuar dhe u takon qytetarëve se nëse ata duan ta ndryshojnë kryetarin e komunës e jo një partie politike e cila ka shumë për të sqaruar nga ngjarjet e fundit”, ka thënë Muja.
Tutje ai ka thënë se gjatë sulmeve në veri është atakuar demokracia dhe sovraniteti i Kosovës, teksa ka kërkuar të bëhet ekstradimi i Radojiçiqit, bashkëpunëtorëve të tij dhe urdhëruesve në mënyrë specifike.
Muja ka pasur kritikë për partitë opozitare, duke thënë se ato përmes bllokimit të votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare po pengojnë punën e pozitës.
“Besoj që e kemi marrë një mandat të plotë dhe të fuqishëm, e i cili duhet të ushtrohet deri në fund. Ajo që kemi parë vitet e fundit janë opsione nukleare, të cilat i zbaton opozita. Ta zëmë bllokimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nuk përdoret sepse krijon një precedent të rrezikshëm. Pastaj, çdo përpjekje që e ka bërë shumica parlamentare, të cilën ia kemi premtuar popullit të Kosovës, ato e çojnë në Gjykatë Kushtetuese, që mandej të shtyhet dhe mandati të mos arrihet ashtu i plotë si e kemi premtuar”, është shprehur Muja.
Ai tutje ka thënë se Serbia i ka shkelur të gjitha pikat e marrëveshjes së 27 shkurtit. Sipas Mujës, Serbia ka vepruar kështu, pavarësisht se në marrëveshje specifikohet mos pengimi i anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe liria e veprimit të vendeve.
“Në dhjetor Serbia ka kundërshtuar kandidaturën e Kosovës në BE, duke i bërë thirrje të gjitha vendeve të mos e pranojnë. Me 23 prill e ka kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. E treta ka të bëjë me sabotimin e zgjedhjeve në veri, është shkelur edhe marrëveshja e fundit. Sfidat e integritetit territorial dhe sigurisë së vendit ishte kulmi i kësaj”, ka thënë Muja./rtk
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...