Deputeti i VV-së, Armend Muja për “Arbresh.info” ka folur për qëndrimet e opozitës kundër kryeministrit Kurti në lidhje me pranimin e propozimit evropian, të njohur ndryshe si plani franko-gjerman.
Muja thotë se opozita dikur na akuzonte neve për antiamerikanizëm, por tani po dalin që janë ata vetë, sipas tij, opozita ka bërë një taktizim të gabuar, sepse mendjen e kanë pasë kryesisht te pushteti.
“Në dy vjetët e fundit kam dëgju shumë broçkulla nga opozita, jo antievropianë jo antiamerikanë, tash me gjasë po dalin këta, mbi parametrat që këta i kanë vendos. Për mendimin tim opozita ka bërë një taktizim të gabuar, sepse mendjen e kanë pasë kryesisht te pushteti, sepse deri para marrëveshjes presionin që e bojshin ata ndaj neve ishte me nënshkru atë marrëveshje dhe në momentin kur u pa që Kosova u pajtu, pastaj u zhvendosën këndej”, tha ai.
Deputeti Muja, vlerëson se kjo është arsyeja pse populli i Kosovës nuk i beson tani opozitës, si rezultat i lëshimeve që këta i kanë bo ndër vite ndaj Serbisë.
“Kjo është arsyeja pse populli i Kosovës nuk u beson atyre, kjo është arsyeja pse janë të pa sinqertë, këtu ku jemi ky bërllok që është kriju është fakt si rezultat i lëshimeve që këta i kanë bo ndër vite ndaj Serbisë, dhe zoti Kurti dhe ne jemi tu dashtë me e bo më të mirën në konditat e kufizimeve të veprimeve të tyre”, tha Muja.
Deputeti i VV, tutje thotë se kjo marrëveshje për herë të parë ka shumë më shumë pika pozitive për Kosovën, dhe sipas tij, opozita duhet ta bëjnë një dialog me vetveten dhe ta trajtojnë se për çka qëndrojnë.
“Çka unë mund të them është se kjo marrëveshje për herë të parë ka shumë më shumë pika pozitive për Kosovën, i hap Kosovës një shteg për sforcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe heqjen qafe të Serbisë nga Kosova. Ata kanë nevojë, janë duke kalu nëpër një katarzë të tyre dhe ende është e papërfundume si proces. Ata kanë ende dilema sa i përket trashëgimisë së vërtetë të tyre politike dhe mendoj se duhet ta bëjnë një dialog me vetveten dhe ta trajtojnë se për çka qëndrojnë”, thotë në fund Muja..
Ndryshe, pasi që Kurti e pranoi edhe zyrtarisht këtë propozim në takimin e 27 shkurtit në Bruksel me presidentin serb dhe ndërmjetësit evropianë, partitë opozitare në vend, gjegjësisht Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), filluan me kritika të ‘ashpra’ ndaj Kurtit, me pyetjen, “pse e pranove propozimin evropian, kur më herët ke qenë kundër marrëveshjeve të cilat i përmban po i njëjti propozim.
E këto deklarata të opozitarëve, nuk u kanë pëlqyer aspak Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Gjermanisë dhe Francës, ambasadat e të cilëve kanë kërkuar nga PDK-ja dhe LDK-ja që ta mbështesin Kurtin në pranimin e këtij propozimi./Pleurat Salihu/arbresh.info/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale