Muja: PDK është e afër me Martin Berishajn

11:43 | 19 Janar 2023
K.B

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në Kuvend sot tha se kontratat e Martin Berishajt me GEN-in serb janë nënshkruar në vitin 2020 nga PDK-ja.

Duke e larguar fajin nga Qeveria, Muja tha se ka qenë e dyshimtë afërsia e deputetëve të PDK-së me ambasadorin Berishaj kur ai ishte në Komisionin Hetimor për Energji.

“Sa për informatë, kontratat me GEN-in serb janë nënshkruar në vitin 2020 nga PDK-ja, jo nga Kurti. PDK-ja e ka pru GEN-in, jo Vetëvendosja. Vetë afërsia e deputetëve të PDK-së me të në komisionin hetimor, qeshjet me të, bisedat, na bëjnë të dyshojmë se mos PDK-ja ka lidhje më këtë aferë, e jo ne.”, tha ai.

Muja gjithashtu iu kundërpërgjigj opozitës për kritikat e tyre ndaj deklaratave të kryeministrit Kurti për Oliver Ivanoviqin, duke përmendur vizitat e Radojciqit dhe Veselinoviqit me qeveritë e mëhershme. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme