Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Armend Muja ka thënë se në Administratën Tatimore të Kosovës janë regjistruar 63,206 vende pune më shumë se para ardhjes së Qeverisë Kurti II.
Me anë të një postimi në Facebook, Muja rroga mesatare bruto e paguar në qershor të këtij viti ishte 584.5 euro apo 105.1 € mē shumë sesa në qershor 2020, shkruan Arbresh.info.
“Tregu i punës dhe pagat: në qershor 2023 kemi 405,887 vende pune të regjistruara në Administratën Tatimore, 63,206 më shumë se para ardhjes së Qeverisë Kurti II. Të dhëna të përafërta ofrohen edhe nga ASK LFS.” , ka shkruar ai.
“Rroga mesatare bruto e paguar në qershor 2023 ishte 584.5 € apo 105.1 € mē shumë sesa në qershor 2020 (479.4 €). Rroga mesatare bruto ndërmjet 2011-2020 ishte rritur vetëm për 83€.”, shtoi Muja.
Sipas tij, kjo është për të treguar se në tri vitet e fundit ka rritje të ndjeshme të vendeve të punës.
Ndërkaq shtoi se paga mesatare është rritur me ardhjen e Qeverisë Kurti më shumë se ndërmjet viteve 2011-2020.
“Kjo nuk është për të thënë që Kosova nuk ka sfida në tregun e punës e që punëtorët paguhen mirë. Kjo është për të thënë që në tri vitet e fundit përmes aktivitetit të shtuar ekonomik, formalizimit dhe incentivave strukturore kemi rritje të ndjeshme të vendeve të punës. Gjithashtu, paga mesatare, sado e ulët që vazhdon të jetë, që nga ardhja e Qeverisë Kurti është rritur nominalisht më shumë se ndërmjet 2011-2020.”, u shpreh deputeti Muja./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...