Muja: LDK-ja në të kaluarën prezencën e ndërkombëtarëve e ka përdorur për të lëshuar pe

00:26 | 28 Janar 2020
Trina Galanxhi

Analisti Armend Muja ka komentuar thirrjen e ndërkombëtarëve në takimin e nesërm mes LVV-së dhe LDK-së.

Muja, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ndërhyrja e ndërkombëtarëve ka qenë e domosdoshme pasi sipas tij LVV dhe LDK kanë shterur të gjitha mundësitë për të arritur marrëveshje.

“Ftesën ndaj ndërkombëtarëve e shoh si një formë për t’u dhënë mbulesë atyre që dëshirojnë të bëjnë kompromise”.

Muja thotë se nëse nuk ka marrëveshje deri pasnesër gjithçka përfundon pasi sipas tij deputetët duhet të lajmërohen disa ditë më herët.

Ai thotë se zakonisht LDK-ja në të kaluarën prezencën e ndërkombëtarëve e ka përdoruar për të lëshuar pe.

“Të dy palët e kanë brengën se mos po dalin humbës. Mendoj se prezenca e ndërkombëtarëve në takimin e nesërm do të mundësojë parakushtet për t’u pajtuar palët”, tha ndër të tjera Armend Muja./telegraf/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme