Google ADS

Muja kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti: Kemi rritje ekonomike prej 10%

13:17 | 30 Mars 2022
A Z

Fondi i Kursimeve Pensionale ka raportuar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe ndikimi i tyre në kursimet e qytetarëve.

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, Kryesuesi i Komisionit, Armend Muja, e ka kundërshtuar kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, për tërheqjen e 30 për qind të kursimeve nga Fondi Pensional.

Muja thotë se nuk duhet të bëhet shprehi tërheqja e shpeshtë e mjeteve nga Trusti.

“Unë nuk isha privilegju sa i përket tërheqjes, nëse ne e bëjmë shprehi, unë pajtohem me ju që duhet eksplorojmë mënyra tjera. Dhe nuk është situata e njëjtë, sepse kemi një rritje ekonomike prej 10%”, ka thënë Muaj.

 

 

Të ngjashme