Mujka kërkon mirëkuptimin e qytetarëve: Furnizimi i plotë me ujë mund të zgjasë më pak se një javë

13:43 | 30 Nëntor 2024
Q L

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër Lepenc”, Faruk Mujka, në një prononcim për media tha se rreziku kryesor ka qenë mos furnizimi me ujë i KEK-ut e cila do t’i sjellte Kosovës mungesën e rrymës.

Tutje ai tha se falë angazhimit kemi arritur që të bëjmë furnizimin e ujit për KEK-un.

“Falë angazhimit të institucioneve kemi arritur që në orët e hershme të mëngjesit të vendosim gypa nga polietileni të cilët e sigurojnë furnizimin e pa ndërprerë të ujit për KEK-un, normal që hapi tjetër është edhe furnizimi me ujë për qytetarët”, shkruan Arbresh.info.

Muja kërkon edhe mirëkuptimin e qytetarëve për mungesën e ujit, sepse sipas tij kjo është një gjendje e vështirë por së shpejti do të kthejnë gjendjen stabile.

Po ashtu sipas tij zgjidhja ideale për furnizim mund të zgjasë më pak se 7 ditë.

“Ne do të takohemi me eksperta për gjetjen e zgjidhjes, mirëpo zgjidhja ideale mund të zgjatë më pak se një javë”

Tutje, Muja tha se “Nuk është gjendja për panik, por është gjendja e rënduar”/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme