Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka mohuar akuzat e opozitës se në Kosovë nuk do të ketë rritje të lartë të zhvillimit ekonomik. Muja thotë se rritja do të jetë 4 deri në 5 për qind.
Për gjitha këto “suksese”, Muja ia faturon qeverisjes së Albin Kurtit, teksa Kosovën e radhit me Malin e Zi sa i përket rritjes ekonomike. Rritje ekonomike, Muja sheh edhe vitin e ardhshëm, madje me përqindje më të lartë.
“Ekzistojnë disa vende, tri, katër vende që kanë rritje ekonomike pozitive dhe nga to është Kosova. Janë disa veprime kryesisht që i ka bërë qeveria që na ka ndihmu me pas rritje ekonomike se përndryshe edhe ne do të kishim rritje të vogël, siç ka edhe rajoni, përjashtim ish Mali i Zi dhe Kosova që kanë pas rritje solide ekonomike por sipas këtij raporti Kosova dhe Mali i Zi prin për nga rritja ekonomike bile edhe vitin e ardhshëm do të prin sepse ne kemi pas fatin që mërgata diaspora e Kosovës në kuadër të shërbimeve e ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe e dyta është fakti që për shkak të formalizimit të ekonomisë dhe veprimeve qeveritare edhe raporti i bankës botërore tregon që Kosova ka pas rritje të shpenzimeve qeveritare e cila ka ardh në sajë të mbledhjes së mirë të tatimeve sipas bankës botërore dhe ajo e MEF-it”, thotë Muja.
Ndërsa, sa i përket raportit të Bankës Botërore, Muja thotë se është pozitiv për Kosovën, llogaritur faktin e periudhës së ndjeshme që ka pas Evropa, përfshirë krizën energjetike.
“Kosova ka pas rritje ekonomike, ajo ka ardh për shkak të kërkesës që ka pas në BE dhe rritja ekonomike në vendet Eurostat ka qenë 3-4 për qind në Kosovë mund të ketë qenë 4 deri në 5 për qind, mirëpo tash llogarite Eurostatin ose Eurozonën mund të ketë rritje 1 për qind. Ndërkohë, Kosova ka rritje 4 për qind siç thotë raporti, mendoj që është pozitiv mendoj që është mirë, sepse ka pas një periudhë shumë të ndjeshme në Evropë pas shokut asimetrik që ka ardh për shkak të naftës, krizës energjetike, krizë pas krize po befasisht besoj se është një zhvillim pozitiv i Kosovës që ekonomia jonë i ka tejkalu me pak vështirësi por i ka tejkalu këto krizat e mëdha që është ballafaqu Kosova edhe unë besoj që qeveria e ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për këtë administrim, përndryshe do ishte vështirë”, thotë Muja./eo
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...