Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se zgjidhja për të dalë nga çështja e mospagesës së mësimdhënësve është që ata t’i kompensojnë orët.
Në seancën parlamentare në Kuvendin e Kosovës, Muja bëri të ditur se dyshon se mësimdhënësit kanë qenë të painformuar për pasojat e grevës dhe se sipas tij, rrjedhimisht kanë nevoja njerëzore për t’i paguar shpenzimet e këtij muaji.
“Në këtë dilemë, ministri i Financave e ka para vetës një dilemë se a t’i paguajë 12 milionë euro kundërligjshëm. Andaj, pagesa në formë të avansit me kompensim të orëve mendoj se është rrugëdalja e saj, por duhet t’i kompensojnë orët e humbura”, është shprehur Muja.
Tutje, sipas tij, problemi tjetër në vend është se mësimdhënësit janë bindur që pagat e tyre janë të ulëta.
“Kosova është e varfër, pagat e mësimdhënësve asnjëherë s’janë të mjaftueshme por është e rëndësishme të bëhet një krahasim. Pagat e mësimdhënësve shkojnë mesatarisht deri në 480 euro, aq është paga mesatare. Edhe mësimdhënësit e Kosovës paguhen më shumë se në Maqedoni e Shqipëri, pra si vend i varfër mjaftueshëm i paguajmë, sepse s’kemi më tepër”, tha Muja.
Më tej, ai tha se si shoqëri s’mund të thuhet se është rritur inflacioni veç për mësimdhënës, pasi sipas tij, ai është rritur për të gjithë./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...