Google ADS

Muja i reagon Stanos për deklaratën se Kosova kishte “mungesë të sjelljes evropiane”

19:34 | 10 Gusht 2023
E.G

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar pas deklaratës se zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili tha se masat ndaj Kosovës u vendosën për “mungesë të sjelljes evropiane”.

Muja përmes një postimi në Facebook, renditi disa sjellje “evropiane” të Serbisë të cilat, siç tha ai kanë kaluar pa ndëshkim nga ana e BE-së, shkruan Arbresh.info.

Ndër të tjera ai përmendi edhe mosvendosien e sanksioneve ndaj Rusisë nga Serbia.

“Një sjellje tjetër tejet “evropiane” e Serbisë, është edhe mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë dënimit të agresionit të këtyre të fundit ndaj Ukrainës.”, shkroi Muja.

Sipas tij, ky reagim i Stanos, është dëshmi, fakt e konfirmim i brengës së 56 nënshkuesve të letrës së dërguar./Arbresh.info

Postimi i plotë:

Respektimi i ligjshmërisë, kushtetutshmërisë dhe sovranitetit, nuk qenka sjellje evropiane e si e tillë qenka ndëshkuar nga BE. Më lejoni të listoj një varg sjelljesh “evropiane” të Serbisë, të cilat kanë kaluar pa ndëshkim nga ana e BE-së:

– Dhjetëra baza ushtarake në kufi me Kosovën

– Rritja e gjendjes së gatishmërisë së ushtrisë disa herë brenda viteve të fundit

– Fluturimi i Mig-ave në kufirin me Kosovën

– Mosbashkëpunimi në zgjidhjen e çështjes së targave, ku pas 6 muajsh negociata Serbia nuk zgjedh asnjë nga opsionet e BE-së

– Mungesa e bashkëpunimit e zbatimit nga Serbia e udhërrëfyesit të marrëveshjes së energjisë

– Kërcënimet dhe kriza e shkaktuar në fund korrik 2022

– Kërcënimi e shantazhimi, djegia e veturave të serbëve të Kosovës për të mos lejuar regjistrimin e targave legale

– Prodhimi i targave ilegale, edhe pas dakordimit të nëntorit 2022

– Urdhëri për braktisje të institucioneve në nëntor 2022 të serbëve të Kosovës, që solli në dorëheqjen e kryetarëve

– Ngritja e barrikadave dhe organizimi i grupeve kriminale në komunat në veri

– Nxitja përsëri e mospjesëmarrjes në zgjedhje

– Dhuna dhe sulmet ndaj Kfor-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve

– Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës, brenda territorit të vendit tonë

– Refuzimi i nënshkrimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit

– Shkelja e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit

Një sjellje tjetër tejet “evropiane” e Serbisë, është edhe mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë dënimit të agresionit të këtyre të fundit ndaj Ukrainës.

Ky reagim i Stanos, qartazi është dëshmi, fakt e konfirmim i brengës së 56 nënshkruesve të letrës së dërguar.

Lexo edhe:

Stano: Nëse Serbia nuk bënë hapa për uljen e tensioneve, do të vendosen masa edhe ndaj saj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme