Google ADS

Muja: Derisa Serbia investon në Luginën e Diellit, shqiptarëve nuk u lejohen shtëpitë e tyre

12:41 | 23 Korrik 2018
Arbresh.info

Faruk Muja nga Vetëvendosje në komunën e Mitrovicës ka thënë sot se kurrë nuk e kishin menduar se 8 vite pas vendimit të GJND-së për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës, presidenti i vendit flet për kompromise të dhimbshme për vendin.

Këtë deklaratë Muja e bëri gjatë takimit të organizuar nga kryetari i komunës Agim Bahtiri me shoqërinë civile dhe partitë për zhvillimet e fundit politike në vend, posaçërisht tendencës për ndarjen e Kosovës, raporton arbresh.info.

“Këta po pranojnë të hynë në një dialog ku po ja lejojnë Serbisë të vendos për Kosovën. Të vetmit qeveritaret tanë punojnë kundër vendimit të GJND-së dhe vendit të vetë. Shqiptarët në veri kanë mbetur nënë mëshirën e askujt. Ne pozitë të keqe janë banoret e Kroit të Vitakut ku janë të ndarë në dy komuna përderisa Serbia investon në Luginën e Diellit e në anën tjetër shqiptarëve nuk ju lejohet të ndërtojnë shtëpitë e tyre”, u shpreh Muja./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme