Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media, ku ka folur për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit kosovarë.
Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, tha se për vitin shkollor 2024-2025, do të përfitojnë rreth 212 mijë nxënës dhe për këtë janë alokuar 13 milionë euro që të mbulohen të gjitha kërkesat për subvencionimin e teksteve shkollore.
“Dje GP i PDK-së gënjeu në mënyrë të hapur publikun se ku do të shpenzohen 20 milionë euro. Nuk është e vërtetë që do të shpenzohen 20 milionë euro, në fakt dallimi mes vitit 2024 dhe 2023 do të jetë që në vitin 2023 janë vetëm tekste për shkollim fillor, kurse këtë vit do të jetë edhe për shkollimin e mesëm të ulët, pra do të ketë diku 212 mijë nxënës që do të përfitojnë dhe kjo shifër, sic parashihet në planifikimin fillestar, do të jetë 13 milionë ero. Përpos kësaj, në dy vite radhazi është duke alokuar një buxhet shtesë për materialet mësimore, çanta, libra, fletore”, ka theksuar ai.
Ai foli edhe për deklaratat se kjo mënyrë e furnizimit me libra është maltretim.
“Kjo mbase mund të jetë stil jetese për PDK-në dhe LDK-në. Të qenit me fëmijët para librarive është e domosdoshme në bazë të të gjitha studimeve mbi arsimit”, ka deklaruar Muja.
Kurse, deputetja Arjeta Fejza ka dhënë detaje lidhur me aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore.
“Aplikimi do të bëhet përmes platformës E Kosova. Për herë të parë në qeverisjen tonë, buxheti i ndarë nuk është vetëm për tekste shkollore por edhe për materiale mësimore të domosdoshme për procesin e mësimit. Ky proces për të dytin vit radhazi ka për qëllim që të ruajë buxhetin e shtetit duke mënjanuar çdo mundësi abuzimi në njërën anë, e nga ana tjetër, prindërit do të blejnë vetëm librat që ju duhen fëmijëve të tyre”, ka theksuar Fejza.
Deputetja Fejza më tutje bëri me dije arsyet e qeverisë që çuan në një vendim të tillë.
“Qëndrojnë në faktin se ndër vite procesi i furnizimit me tekste shkollore është përcjell me probleme dhe vështirësi. Gjetje këto jo vetëm të auditorit, jo vetëm të adresuara publikisht, por tashmë gjetje edhe të komisionit hetimor për tekstet shkollore. Keqplanifikim, vonim i furnizimit, abuzim me çmime të larta, stoqe të grumbulluara me libra në bodrume të shkollave janë vetëm disa nga problemet që e kanë përcjell këtë proces. Prandaj ky vendim erdhi si rezultat i nevojës për të shmangur keqmenaxhimin dhe mungesën e planifikimit”, ka deklaruar Fejza.
Fejza u shpreh e bindur se procesi këtë vit do jetë më i lehtë dhe praktik, pasi prindërit veç i kanë të hapura llogaritë dhe aplikimi nuk zgjat më shumë se 10 minuta./rtk
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...