Google ADS

Muhaxhiri: Zgjidhjet e partive për Demarkacion e Asociacion janë fyese

22:06 | 9 Qershor 2017
Arbresh.info

“Kanë qenë të turpshme arsyetimet se si do të zgjidhet demarkacioni, kur nuk ka mundur të bëhet me gjithë ata deputetë nga koalicioni i kaluar. Ishte ofenduese ajo qasje e tri opsioneve, më shumë e dy koalicioneve, për zgjidhjen e kësaj cështje. Njetë edhe për Asociacionin. Kishte ide për cuarjen në Komisionin e Venecias. Por asnjë ide konkrete për më tutje”

Analisti Artan Muhaxhiri, në Klan Kosova, ka thënë se fushata elektorale për zgjedhjet e 11 qershorit ishte e cuditshme, ndërsa zgjidhjet që partitë politike kanë dhënë për Demarkacionin dhe Asociacionin ishin fyese.

Ai ka deklaruar se koalicionet nuk harmonizuan ofertat e tyre, me gjasë për shkak të kohës së shkurtër deri tek zgjedhjet dhe se me shumë mundësi paqartësia do të na përcjellë edhe pas zgjedhjeve.

“Kjo ka qenë fushata më e cuditshme, më interesante dhe me aspekte që nuk janë parë në fushatat e deritashme. Për fat të keq, ndonëse në fillim u duk se do të ketë ndryshim kualitativ, u pa që nuk kishte ndryshim strukturor, pasi nuk kishte parapërgatitje për të hyrë në zgjedhje. Çështja kryesore është që këto paqartësi, parregullsi, mungesa harmonizimi, do të na përcjellin në periudhën paszgjedhore”.

“Kanë qenë të turpshme arsyetimet se si do të zgjidhet demarkacioni, kur nuk ka mundur të bëhet me gjithë ata deputetë nga koalicioni i kaluar. Ishte ofenduese ajo qasje e tri opsioneve, më shumë e dy koalicioneve, për zgjidhjen e kësaj cështje. Njëjtë edhe për Asociacionin. Kishte ide për cuarjen në Komisionin e Venecias. Por asnjë ide konkrete për më tutje”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme