Analisti politik, Artan Muhaxhiri, mendon se zgjedhjet lokale që pritet të mbahen me 22 tetor, do të jenë testi i madh për Vetëvendosjen, pasi do të shihet nëse vota masive për këtë parti erdhi si pasojë e punës së tyre, apo më shumë nga faktorë të jashtëm dhe rrethanat e caktuara parazgjedhore.
“Nëse Vetëvendosja arrin që në këto zgjedhje lokale të ketë suksese, atëherë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do t’i fitojë 40 ose 50 për qind, sepse do ta çimentonte fitoren e vet”, pohoi Muhaxhiri në Analiza Lokale në Klan Kosova.
“Por, nëse do të ketë probleme, atëherë do të dëshmohet se vota e 11 qershorit ka qenë më shumë votë e momentit të fundit, sesa një votë e merituar, stabile dhe e fituar me mund e që do të jetë afatgjate”.
“Duhet cekur se gjithsesi se edhe në këto zgjedhje do të ketë inercion të 11 qershorit, VV do të rritet, por ta shohim sa e si do të rritet”.
“Në këtë garë do të shohim a do të kenë pragmatizëm të mjaftueshëm politik për të fituar komunat”.
“Prandaj këto zgjedhje do të jenë test; Ose do ta vërtetojnë votën e madhe të Vetëvendosjes në nivelin qendror, ose do të tregojnë ndryshe, pasi në zgjedhje qendror vota mund të merret edhe për një problem të vetëm, ndërsa në zgjedhjet lokale vjen në shprehje më shumë pragmatizmi politik dhe diplomacia lokale”.
“Edhe kjo gjuhë e kalkuluar e kandidatëve në debate është pikërisht njëfarë taktizimi për koalicione të mëvonshme”.
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...