Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka komentuar incidentin në mes të Frashër Krasniqit dhe Milaim Zekës që ka ndodhur në studio të Info Lokale në Klan Kosova.
Muhaxhiri ka pohuar se është befasuar kur i ka parë në debat Krasniqin e Zekën të cilët i ka cilësuar si “debatues të kategorisë super të rëndë”, duke aluduar në atë se të dy këta nuk kursejnë fjalët kundrejt debatuesve në debate televizive.
“Megjithatë prita që njeri prej tyre do të largohej nga studio, para se gjithçka të eskalonte”, ka deklaruar Muhaxhiri në Analiza Lokale në Klan Kosova.
“Kur ndodhi ajo që ndodhi ishte njëfarë zhgënjimi edhe me skenën politike në përgjithësi”.
“Ekziston një tension i madh në mes të Vetëvendosjes dhe partive të tjera, dhe partitë tjera janë në një lloj gardi me të (Vetëvendosjen). Ekziston ky tension, prandaj gara mund të jetë edhe më problematike ditëve të ardhshme”.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë