Analisti Artan Muhaxhiri ka thënë që ideja e Vetëvendosjes per zhvillimin ekonomik është centraliste dhe se roli i shtetit në proceset ekonomike duhet të jetë korigjues.
“Shteti duhet të luaj rolin korigjues i proceseve të zhvillimit ekonomik atëher kur ka nevojë, e jo të jetë akter i barabartë me kompanitë private”
“Vetëvendosje nuk dëshiron të lëvizë nga pikat ideologjike, dhe ndonjëherë po mbesin peng i mendesise centraliste. Problemi është që ideja e kësaj partie është centraliste. Ne nuk kemi shumë investitorë të huaj, e me kësi politika do të kishte shumë probleme, do të shkaktonte një çrregullim në logjiken e tregut. Nëse do të realizohej kjo ide do të duhej të kishte spastrime të mëdha në institucionet publike që kërkon shumë kohë e nuk do të garantonte që nesër p.sh një kompani telefonike nuk do të bëhej më e fortë se PTK-ja” ka thënë Artan Muhaxhiri.
Ndërsa gazetari Valon Syla, ka bërë një krahasim të idesë se Vetëvendosjes për krijimin e një fondi zhvillimor me atë të Turqisë, përderisa ka thënë që reformat e tilla ekonomike veçse kanë përfunduar në Evropë.
“Vetëvendosje është e vetmja parti politike qe ka koncept socialist të zhvillimit ekonomik, që shteti duhet të jetë prezent në ekonomi. Ideja e VV-së për krijim e fondit zhvillimor është një ide lindore, si Turqia p.sh, e cila përdorë për investime jashtë Turqisë. Megjithatë këto investime ndihmojnë zhvillimin e bizneseve të sektorit privat. E reformat e tilla ekonomike në Evrope kanë përfunduar në vitet e 70-ta” ka thënë Valon Syla.
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person